Haradinaj e uron ambasadorin amerikan për Ditën e Falënderimeve

  • 26 November 2015 - 11:22
Haradinaj e uron ambasadorin amerikan për Ditën e Falënderimeve

Lideri i Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka uruar ambasadorin amerikan në Kosovë Greg Delawie me rastin e Ditës së Falenderimeve.

“Duke qëndruar të përkushtuar që ta gëzojmë dhe zhvillojmë më tej partneritetin strategjik midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, shprehim vlerësimin tonë të sinqertë për angazhimin tuaj dhe besueshmërinë. Ne jemi thellësisht mirënjohës për këtë përkushtim dhe njëkohësishtë u përcjellim urimet tona më të sinqerta për Ditën e Falënderimeve , thuhet në urimin e Haradinajt për ambasadorin amerikan Greg Delawie, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Urimet për Ditën e Falenderimeve u përcjellim edhe personelit të ambasadës , prezences civile dhe ushtarake amerikane në Kosovë, si dhe gjithë popullit amerikan!”, thuhet në urimin e Haradinajt.

(Kosova Sot)