Në politikë për t’u bërë milionerë

  • 26 November 2015 - 07:33
Në politikë për t’u bërë milionerë

Shtresa politike, më e pasura në Kosovë

Shfrytëzohen institucionet për keqpërdorime të parasë publike

“Janë shtresa që e kanë krijuar krizën sociale dhe kjo gjithmonë ka ardhur përmes pushtetit dhe përmes politikës. Fatkeqësisht, është krijuar bindja tek qytetarët se njerëzit që duan të bëhen të pasur duhet të merren me politikë dhe të jenë pjesë e politikës”, thotë Hoti

Që nga koha e pasluftës, në Kosovë jemi dëshmitarë të një pasurimi pothuajse marramendës të shtresës së politikanëve dhe qeveritarëve vendës. Madje, edhe është krijuar përshtypja e përgjithshme që të bësh para në Kosovë duhet që patjetër të jesh politikan, apo i përfshirë në politikëbërje. Pse shtresa më e pasur në Kosovë është ajo e politikanëve? A do të thotë që të  bësh para në Kosovë dhe të bëhesh i pasur në të shumtën e rasteve është të jesh politikan që vjen në pushtet dhe nga asgjë bëhesh milioner? A funksionon një skemë e tillë e pushtetit që hyrja në institucione ndodh për shkak të pasurimit përmes korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe jo për t’i shërbyer qytetarit. Fisnik Korenica, nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike, tha se për demokracinë kosovare është një sfidë e madhe prezenca e dukurive të tilla si korrupsioni.“Prezenca e gjerë e korrupsionit politik mbetet sfidë serioze për demokracinë kosovare”, tha ai... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)