Përballja mes Carit dhe Sulltanit

  • 26 November 2015 - 14:24
Përballja mes Carit dhe Sulltanit

Putini dhe Erdogani e shohin vetën si trashëgimtar dhe krenar të perandorive të tyre. Por, avionët luftarakë dhe bisedimet e vështira nuk mund t’ua çjerrin maskën e perandorive të tyre të shuara. Kjo është analiza e shkruar nga Julia Ioffe për Foreignpolicy lidhur me marrëdhëniet jo të mira në mes të Turqisë dhe Rusisë, që datojnë që prej kohëve të perandorive. Konflikti në mes këtyre dy shteteve u shpërfaq edhe njëherë kur Turqia rrëzoi avionin ushtarak rus, pasi ai hyri në hapësirën ajrore turke. Lajmi.net, ua sjellë të plotë këtë shkrim.

Përpara se Krime të ishte ruse, apo e Ukrainës, apo e Bashkimit Sovjetik, ishte turke ose më mirë thënë otomane. Rusia ka aneksuar Krimenë në vitin 2014 por të njëjtën gjë e kishte bërë edhe në vitin 1783. Ky aneksim u bë pas një lufte me turqit që zgjati 6 vite, ku rusët mposhtën marinën otomane. Konflikti përfundoi me nënshkrimin e Traktatit të Kainardrji, në vitin 1774, gjë e cila shihet nga historianët si ndarja e parë e Perandorisë Osmane dhe rruga e ngadaltë por e gjatë e shkatërrimit. Me humbjen e Krimesë nga Rusia, Perandoria Osmane për herë të parë humbi fuqinë e myslimanëve mbi atë të krishterë. (Tatarët e Krimesë, të cilët veçanërisht po e kundërshtojnë aneksimin e ri të Moskës të Gadishullit të Krimesë, ishin mbetje e lënë nga otomanët, të cilët iu bindën pushuesit të tyre të ri, rusëve – të cilët i shtypën tatarët). Për luftën dhe Traktatin përmes së cilës përfundoi, pas 200 vjetësh ka shkruar Bernard Lewis, i cili e ka cilësuar si “pikë kthese në marrëdhëniet në mes të Evropës dhe Lindjes së Mesme”.

Kjo nuk do të ishte hera e fundit që rusët dhe turqit do të përballeshin kokë më kokë. Në dy shekujt e ardhshëm, ata do të përlaseshin vazhdimisht pasi Perandoria Ruse do të vazhdonte të avanconte në zemër të pronave të otomanëve: Ballkani, Kaukazi, Deti i Zi dhe Dardanelet. Një ushtar i ri rus, kishte shkruar për eksperiencën e tij në luftën kundër turqve, francezëve dhe britanikëve në Krime në vitin 1854. Ky shkrim që tash njihet si Skicat e Sevastopolit, ishte shkrimi i dytë që u publikua nga Leo Tolstoy, transmeton lajmi.net.

Kjo është e gjitha çfarë mund të thuhet për atë çfarë ka ndodhur të martën, kur turqit dhe rusët përlesheshin në hapësirën ajrore, dhe nuk është asgjë e re në marrëdhëniet në mes të dy ish-perandorive.

Bazuar në të shkuarën e tyre ata janë çfarë janë sot. Si Turqia ashtu edhe Rusia, kanë zemrën e madhe, të perandorive multi-etnike dhe akoma sot kanë po atë uri, që ka një perandori. Të dyja ekzistojnë si shtete sot, por janë të zvogëluara, ndërkaq fuqitë rajonale kanë vështirësi për të luftuar ndikimin e tyre të madh – kjo ndodhë tek të gjithë ish-perandoritë. Dhe duke bërë kështu, ata supozojnë qëndrimet e tyre të vjetra, duke kujtuar të shkuarën.

“Kur udhëtoni në Turqi, a i besoni qoftë edhe një turku?”, shkruante Maxim Kononeko, një bloger i shquar pro-Kremlinit. “Dhe kështu, të gjithë ata që sot flasin në emër të Tuqisë, të gjithë ata janë turq që ju nuk duhet t’u besoni”.

Disa rusë e kanë përshkruar rrëzimin e avionit rus nga Turqia me terma të mëdhenj historik: kjo është hera e parë që ka pasur një konflikt të vërtetë ushtarak në mes të Rusisë dhe NATO-s, ka shkruar slon.ru.

Zyrtarët rusë, megjithatë, kanë thënë se ky zemërim i Rusisë mund të shkaktojë lumturi tek turqit. Lajmi i të mërkurës mbrëma, i dedikuar ekskluzivisht për këtë incident, ka shkaktuar aq shumë bujë, me vet faktin se Uashingtoni dhe Evropa, por edhe NATO-ja, kanë kaluar gjithë ditën duke thënë se avioni rus kishte shkelur territorin turk, gjë e cila mund të çojë në një konflikt më të gjerë.

Nëse në asgjë tjetër, NATO dhe evropianët janë djem që dinë të interpretojnë ngjarje – sigurisht, histroinë e fundit ruse. Pse? Sepse Turqia, horri në këtë histori, është duke tentuar që të hyjë në një koalicion historik kundër terrorizmit, në të cilin Rusia është bosht kryesor. De-përshkallëzimi, i lehtësuar nga fuqitë perëndimore, në lajmet për këtë incident thoshte “është e nevojshme që ky konflikt të mos ndikojë në luftën kundër terrorizmit në përgjithësi dhe kundër ISIS-it në veçanti”. Kjo është, atë që Rusia thotë se po bënë, për të mbrojtur botën e civilizuar nga kërcënimi i terrorizmit, punë kjo që po bën Rusia, prej të cilës përfitojnë Franca, Britania dhe SHBA-të, aq shumë sa përfiton dhe vet Rusia. (Por ekziston edhe supozimi se kjo luftë nuk i konvenon Turqisë apo vendeve që simpatizojnë islamin). Mënyra se si Rusia po e portretizon rolin e saj në Luftën e Dytë Botërore por dhe në ngjarjet e fundit po bëhet në mënyrë analoge: Rusia përsëri e luftoi kërcënimin nga fashizmi për të mirën e Perëndimit i cili është mosmirënjohës, fashizëm ky, që do t’i kishte shkatërruar pa ndihmën e Moskës zyrtare, transmeton lajmi.net.

Për këtë arsye, përtej propagandës dhe manovrimeve gjeopolitike, Moska vlerëson se kritikat e Perëndimit për rolin e saj në Siri shumë frustuese, madje edhe fyese. Për Rusinë, ankesat të tilla janë të vjetra sa vet jeta, shekuj të tërë të tentimit të bllokimit të ambicioneve të Rusisë imperialiste apo ndoshta edhe ankesa pa ndonjë arsye të qëndrueshme – dhe kjo shkon deri në atë pikë sa ky konflikt thuhet se është në mes të myslimanëve otomanë dhe të krishterëve rusë të shekullit të 19-të. Dhe sa për zemërimin e mëtejmë të Rusisë, kjo ndërhyrje konstante e Perëndimit e ka ngadalësuar shumë ekspansionin rus.

Në të njëjtën kohë, Rusia i ka parë turqit si amortizator të mirë kundrejt ekspansionit evropian.

“Nëse do t’i lejohej qeverisë turke që të vazhdonte të ekzistonte në Evropë, është për arsye se ajo qeveri, nën ndikimin mbizotërues të superioritetit tonë, e kjo gjë na shkon ne shumë për shtati”, shkruante Karl Nesselrode, ministri i Jashtëm i Perandorisë ruse, në vitin 1830. Këto nuk janë qëndrime të padëgjuara më herët. Instikti për të mbajtur stabilitetin e fuqive fqinje që nuk i dëshirojnë, është një gjë e vjetër, që është e ngulitur në psikologjinë e shtetit rus. Këto fuqi të tjera ekzistojnë, në një formë apo tjetër si dhe pasqyra në të cilën Rusia e sheh me mburrje veten si Perandori.

I përmenda të gjitha këto histori sepse konflikti mbi avionin rus në hapësirën ajrore turke – dhe bazuar në burimet e mija brenda qeverisë amerikane, avioni ishte në hapësirën turke – nuk ka të bëj fare me avionin apo me hapësirën ajrore dhe Shtetin Islamik dhe aq më pak për NATO-n. E gjithë kjo ka të bëjë me dy Perandoritë, atë ruse dhe otomane, që sot e kësaj dite vazhdojnë të shpërbëhen dhunshëm, dekada pasi ato formalisht janë shuar. Shikoni Ukrainën dhe Moldavinë, shikoni Sirinë dhe Irakun. Këto janë dhimbja e vdekjes së Perandorisë, dhe bishta të gjatë të trashëgimisë së tyre, që shembin vetën teksa e gjithë bota mundohet t’i mbajë të qeta.

Dhe e gjithë kjo histori është për këta dy bura, Vladimir Putin dhe Tayyip Erdogan, të cilët me pak ironi, e shohin vetën si trashëgimtarë të këtyre dy Perandorive. Ata, nga ana tjetër, në mendjen e tyre kanë ringjallur këto perandori, përmes subjekteve të tyre politike, duke pasur para syve të tyre vazhdimisht madhështinë e së kaluarës. Nuk është çudi, se përderisa numri i aktorëve dhe potencialit që konflikti në Siri të rritet, është ideja e parë se çfarë do të ndodhë në mes këtyre dy burrave që ndjehen aq të fortë në vendet e tyre.