Anonymous e hakon ueb sajtin e ISIS, fut në të reklama të Viagrës

  • 26 November 2015 - 14:47
Anonymous e hakon ueb sajtin e ISIS, fut në të reklama të Viagrës

Ueb sajti, që siç duket është hakuar nga një grup i quajtur ‘Ghost Sec’ është pjesë e një përpjekjeje të re nga Isis për ta bërë propagandën e tyre në internet më të vështirë për tu gjurmuar

Një grup i lidhur me Anonymous ka hakuar një ueb sajt i cili e mbështet Isis-in, duke e futur në atë ueb sajt një mesazh i cii bën thirrje për tu qetësuar bashkë me një reklamë për një farmaci online.

Sajtet e Shtetit Islamik janë futur në ‘rrjetin e errët’ me një përpjekje për tu mos u zbuluar.

Por një grup i hakerëve i quajtur Ghot Sec, i cili lidhet me Anonymous, e ka rrëzuar atë ueb sajt dhe në të e ka futur një mesazh ku shkruhet “SHUMË ISIS KËTU”, raporton lajmi.net.

Ndërsa në reklamë, e cila ta mundësonte qasjen në një farmaci online, dhe e cila duket se udhëhiqet nga grupi i hakerave –  mund të gjendeshin ilaçe të ndryshme, përfshirë edhe Prozac dhe Viagra.

Para se ueb sajti të rrëzohej, ishte kuptuar se ai ishte vetëm një nga një numër i madh i ueb sajteve të cilat po e kopjonin dhe shpërndanin propagandën e Isis-it në atë mënyrë që të ata të iu shmangeshin zbulimit.

Që nga sulmet e Parisit këtë muaj, grupet që lidhen me grupin e famshëm Anonymous i kanë shpallur luftë simpatizantëve online të Isis-it.