Buxheti i reduktuar lë pa barna pacientët

  • 26 November 2015 - 14:48
Buxheti i reduktuar lë pa barna pacientët

Shëndetësia nuk është prioritet për Qeverinë

Buxheti i aprovuar për vitin 2016 është më i vogël se ai i vitit 2014 për rreth 3 milionë euro

 ”Shpesh kemi kërkuar që bile institucionet të furnizohen me barna nga lista vitale, në mënyrë që në rastet urgjente familjarët të mos ballafaqohen edhe me brengën e mungesës së barnave, nga të cilat varet edhe jeta e njeriut”, ka theksuar deputetja Time Kadriaj

Qeveria me buxhetin e miratuar për vitin e ardhshëm ka treguar se nuk e ka prioritet shëndetësinë dhe përmirësimin e gjendjes në këtë sektor. Për shkak të këtij buxheti të ulët, nuk shihet se do të ketë përmirësim as në furnizimin me barna të listës esenciale. Ky shqetësim është ngritur edhe nga Komisioni parlamentar për shëndetësi dhe mirëqenie sociale. Kryesuesja e këtij komisioni, Flora Brovina, ka theksuar se buxheti i paraparë për vitin e ardhshëm nuk është aspak premtues se do ta ndryshojë gjendjen në shëndetësi e as në furnizimin me barna esenciale. “Mendoj se as kësaj here nuk kemi të bëjmë me një buxhet, i cili nuk premton aspak për përmirësim të gjendjes në shëndetësi”, ka thekuar ajo. Gjendja, pra nuk parashihet të jetë e mirë as për tri vitet e ardhshme... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)