Ish avokati i popullit: Pushteti po rrëshqet në diktaturë policore

  • 26 November 2015 - 14:54
Ish avokati i popullit: Pushteti po rrëshqet në diktaturë policore

Ish Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, i cili sot ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje, në një konferencë për media ka thënë se aderimi i tij në këtë lëvizje është krejt i natyrshëm.

“Arsyeja e aderimit në VV është një shtrat ku unë e gjej veten time”, ka thënë Kurteshi.

Ai ka komentuar edhe zhvillimet e fundit në vend, duke thënë se pushteti po rrëshqet në diktaturë policore duke ndjekur njerëzit që mendojnë ndryshe.

Ndërsa, ai ka theksuar se veprime e tij si Avokat I Popullit kanë qenë në përputhje me Kushtetutën.

I pyetur nëse do të jetë në protesta ka thënë se nuk ka arsye që të mos jetë pjesë e protestave që kanë qëllime fisnike dhe janë inkurajim për qytetarët.