Arrestohet shtetasja serbe nga Mitrovica në BeH për terrorizëm

  • 26 November 2015 - 15:35
Arrestohet shtetasja serbe nga Mitrovica në BeH për terrorizëm

Një shtetase e Serbisë nga Mitrovica është arrestuar në Kalesi me dyshimin se ka lidhje me terrorizëm.

Pjesëtarët e Agjencisë se Hetimit për Mbrojtjen Shtetërore (SIPA) në BeH, kanë arrestuar Elma Gjusinacin, 21 vjeçe, bashkë me burrin e saj Enes Meshiqin, i cili më parë ishte arrestuar gjatë aksionit “Damask”. Mirëpo, autoritetet e liruan më pas këtë të fundit.

Sipas mediave serbe, Meshiq, ishte i njohur edhe më parë për SIPA-n dhe se ai është përdorur si karrem që të kapej Elma Gjusinac dhe ai gjatë gjithë kohës kishte bashkëpunuar me autoritetet në Be H.

(Kosova Sot)