Mbetet në fuqi masa e paraburgimit për 17 protestuesit

  • 26 November 2015 - 16:24
Mbetet në fuqi masa e paraburgimit për 17 protestuesit

Gjykata e Apelit, përmes një komunikate për medie ka bërë të ditur se Kolegji penal prej tre gjyqtarësh i Gjykatës së Apelit, ka lënë në fuqi masat e paraburgimit prej një muaji, ndaj të 17 të dyshuarve.

“Kolegji në fjalë me anë te dy aktvendimeve të ndara ka vendosur të enjten, që për tetë nga të dyshuarit, lënda t’i kthehet gjykatës së shkallës se parë për rivendosje, por që deri në marrjen e një vendimi të ri, të pandehurit do vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim. Ndërsa nëntë te tjerëve i është vërtetuar e njëjta masë, në afat pre 30 ditësh”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Gjykata e Apelit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Personat ndaj të cilëve Gjykata e Apelit ka kthyer lëndën në rivendosje janë: I.P.,G.D.,T.B.,SH.B.,SH.M.,N.A.F.Z. dhe V.K., ndërsa paraburgimi u është vërtetuar: A.M., A.L., A.A., A.M.,A.B.,Z.H.,J.B.,R.C. dhe L.SH.

Protestusit po dyshohen nga ana e prokurorisë pre veprat penale: “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm”, nga neni 412 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe “Sulm ndaj personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, sipas nenit 410 të te njëjtit kod.

(Kosova Sot)