9-vjeçarja shtatzënë pas dhunimit nga 10 militantë të ISIS-it, rrezikon të vdesë

  • 26 November 2015 - 16:45
9-vjeçarja shtatzënë pas dhunimit nga 10 militantë të ISIS-it, rrezikon të vdesë

Një vajzë 9-vjeçare e cila u mor si skllave seksi nga ISIS dhe u dhunua nga 10 militantë të këtij grupi është shtatzënë.

Sipas punonjësve shëndetësorë, vajza pjesëtare e pakicës religjioze Yazidi është larguar nga Iraku nga një agjenci kurde e ndihmave dhe tash po trajtohet në një spital bamirës në Gjermani.

Punëtorët shëndetësorë njoftojnë se vajza është e traumatizuar fizikisht dhe mentalisht pas abuzimit që ka vuajtur nga militantët islamikë dhe rrezikon të vdesë gjatë lindjes së fëmijës.

“Vajza është shumë e re dhe mund të vdesë. As prerja cezariane nuk mund ta shpëtojë atë. Ajo u gjet në një gjendje të mjerueshme e dhunuar nga hiq më pak se 10 militantë të ISIS-it.” – u shpreh infermieri Yousif Daoud.

9-vjeçarja ishte në mesin e qindra vajzave dhe grave të rrëmbyera nga grupi terrorist, i cili tashmë ka në kontroll pjesën më të madhe të regjionit të kontrolluar nga kurdët.