Lirohet prokurorja Vahide Badivuku

  • 26 November 2015 - 18:04
Lirohet prokurorja Vahide Badivuku

Në orët e pasdites nga Burgu i Lypjanit është liruar prokurorja Vahide Badivuku.

Reporterët e KALLXO.com raportojnë se e kanë parë Badivukun duke dalë nga burgu i Lypjanit ku ajo po mbahej që nga arrestimi i saj në gusht të këtij viti nën dyshimet se kishte marrë mito.

Lajmi për lirimin është konfirmuar edhe nga mbrojtja e Badivukut.

Avokatja Albana Kelmendi tha se Badivuku është liruar me dorëzani masë kjo e lejuar me Kodin Penal të Kosovës.

“Masa e paraburgimit është zëvendësuar me dorëzaninë 10 mijë euro dhe i janë konfiskuar dy pasaportat e saj” ka thënë Kelmendi.