Pas rrëzimit të aeroplanit, BE i bën favor Turqisë

  • 26 November 2015 - 18:21
Pas rrëzimit të aeroplanit, BE i bën favor Turqisë

Brukseli është dakorduar që të hapë kapitullin e ri të negociatave me Turqinë deri kah mesi i dhjetorit, ka bërë të ditur ministri turk për çështje të BE-së, Volkan Bozkir.

“Është marrë vendimi që deri kah mesi i dhjetori të hapet Kapitulli i 17-të. Me ndihmën e Zotit, do të hapim kapitujt 17, 14 dhe 15 në dhjetor në Bruksel”, ka shtuar Bozkir në Ankara, duke iu referuar negociatave për anëtarësim, që kanë të bëjnë me politikën ekonomike dhe monetare.

Sipas tij, Turqia dhe BE-ja do të fillojnë të punojnë së bashku në hapjen edhe të pesë apo gjashtë kapitujve tjerë gjatë vitit të ardhshëm.

Kërkesën për anëtarësim në BE, Turqia e kishte parashtruar në vitin 1987, por në këtë proces ka pasur shumë pak progres, derisa pengesat kryesore për këtë konsideroheshin çështjet si liria themelore e njeriut dhe e ardhmja e Qipros.

Nga 35 kapitujt që të gjitha vendet kandidate për anëtarësim në BE duhet të kalojnë në negociata, Turqia ka hapur 13, kurse me sukses ka arritur të mbyll vetëm një.