Liderët e opozitës thonë se manifestimi do të jetë paqësor

  • 26 November 2015 - 19:30
Liderët e opozitës thonë se manifestimi do të jetë paqësor

Opozita e bashkuar kërkon shkarkimin e Komisionit për Demarkacionin, për të thënë se një nga pikat e tyre është respektuar nga Qeveria e Kosovës.

Por edhe nëse një gjë e tillë do të ndodhte, ata thonë se nuk do të ktheheshin në Kuvend pa anulimin e marrëveshjes se Asociacionit dhe marrjen e përgjegjësisë juridike nga zëvendëskryeministri Thaçi.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i vendosur se do të vazhdojnë të kundërshtojë marrëveshjet, pavarësisht mjeteve që do të përdorin, derisa ua ka kujtuar krerëve institucionalë se ata e dinë se kush është ai.

Të tre liderët opozitarë në emisionin Rubikon të KTV-së e kanë vlerësuar si fitore gjysmake të tyre pezullimin e Asociacionit, por deklarohen se rreziku është permanent përderisa nuk anulohet në tërësi.

Njëzëri kanë ftuar qytetarët që t’u bashkohen në atë që e quajnë manifestimi i parë i opozitës së bashkuar më 28 Nëntor për kundërshtimin e marrëves