Mundi kancerin me kimioterapi, pa u shtrirë në spital

  • 26 November 2015 - 21:59
Mundi kancerin me kimioterapi, pa u shtrirë në spital

Një i ri ka bërë me dije se ka mbetur “i befasuar për të mirë” pasi që ka filluar ta mundë kancerin pa u shtrirë asnjëherë në spital.

George Robinson është duke u mjekuar me kimioterapi në formën tabletare, gjë që d.m.th. se atij nuk i duhet që t’iu nënshtrohet seancave të mundimshme terapeutike në spital. Skanimet e fundit të trurit të tij tregojnë se tumori në tru i është larguar, 12 muaj pas fillimit të kimioterapisë si pacient ambulator i spitalit “Christie” në Mançester.

George, 21 vjeç, ishte diagnostikuar me kancer në maj të vitit 2014, pasi që kishte pasur dhembje të hatashme të kokës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

 Njëri prej operacioneve kishte zgjatur 12 orë

Atij i janë bërë katër operacione në spitalin “Salford Royal”, ku njëri prej operacioneve kishte zgjatur 12 orë, për marrjen e biopsisë, para fillimit të trajtimit me radioterapi dhe kimioterapi në “Christie”.

Pas vënies së diagnozës, ai kishte pasur një meningjit të fortë. Tani George, nga Eshton në Makerfield, Uigan, viziton spitalin “Christie” një herë në muaj, për t’u kontrolluar dhe për t’i marrë tabletat e tij të kimioterapisë. Dhe, tani ai është në remision, apo thënë ndryshe, me gjendje të përmirësuar shëndetësore. Ai ka deklaruar se mjekët i kanë thënë që ende mund të ketë shenja apo qeliza të tumorit në trupin e tij, por ai është i bindur se e ka mundur këtë sëmundje. Ai shton se është shumë i lumtur që ka mundur ta arrijë këtë përmirësim, pa u shtrirë asnjëherë në spitalin “Christie”.

I propozoi fejesë të dashurës një javë pas diagnostikimit

George është mjekuar me ilaçin kimioterapeutik temozolomide për 12 muaj dhe mjekët thonë se ai duhet të vazhdojë që ta marrë këtë ilaç edhe tre muaj të tjerë, me qëllim që të sigurohet se tumori është larguar.

George i kishte propozuar fejesë të dashurës së tij, Kirsty Dixon, 25 vjeçe, vetëm një javë pasi që ishte diagnostikuar,  transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ata u martuan në prillin e këtij viti. Pasi që ta përfundojë trajtimin, George planifikon që t’i fillojë studimet e inxhinierisë elektrike. Prindërit dhe motra e tij i ofrojnë George-it një mbështetje të madhe.

(Kosova Sot)