Pushimi i së premtes, për t’ia zbehur opozitës protestën

  • 27 November 2015 - 07:33
Pushimi i së premtes, për t’ia zbehur opozitës protestën

Pushteti në panik nga reagimi qytetar

Qeveria i frikësohet popullit dhe shpik ditë pushimi para 28 Nëntorit

“Pavarësisht tendencës së këtij pushteti mafioz, që ta zbehë rëndësinë e kësaj proteste, populli duhet të dalë e të protestojë për fatin e shtetit të tij dhe për të ardhmen e fëmijëve të tyre”, tha Faik Krasniqi

Vendimi i Qeverisë së Kosovës, një nga më të pazakonshmit që është marrë deri më tani, shpallja e ditës së festës para festës zyrtare, Ditës së flamurit kombëtar, që korrespondon me protestën opozitare, nga opozita dhe analistët cilësohet si tregues i panikut të Qeverisë ‘Mustafa-Thaçi’. Përfaqësuesit e opozitës konsiderojnë se ky është veprimi më irracional i kësaj qeverie, e cila po frikësohet nga qytetarët që nuk po i besojnë më e që në protestë pritet të marrin pjesë në mënyrë akoma më masive.  “Unë mendoj që kjo qeveri i ka bërë llogaritë e gabuara, duke menduar se me shpalljen e një ditë festë përpara festës zyrtare, shumë zyrtarë të institucioneve, nxënës e studentë, do të  largohen nga kryeqyteti dhe nuk do të jenë të motivuar për të marrë pjesë në manifestimin e opozitës së bashkuar. Pra, derisa opozita dhe qytetarët janë në festë, Qeveria është në panik, sepse po e ndien se e ka humbur legjitimitetin e popullit, sepse e ka përballë opozitën e bashkuar, ka përballë revoltën dhe mosbindjen e qytetarëve, e ka përballë edhe 28 Nëntorin dhe kjo qeveri nuk paraqet kurrfarë faktori që t’u bëjë ballë të gjitha këtyre arsyeve që janë kundër saj dhe ajo është kundër tyre”, tha deputeti  Rexhep Selimi nga “Vetëvendosje”... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)