Publikohet analiza për problemet në Universitetin e Prishtinës

  • 27 November 2015 - 08:02
Publikohet analiza për problemet në Universitetin e Prishtinës

Instituti për Demokraci për Zhvillim (D4D), publikon sot analizën “Reformimi i Universitetit të Prishtinës – mision i mundshëm? Nëntë sfidat më të mëdha dhe ilaçi ndaj tyre”, ku do të flitet problemet më madhore brenda Universitetit të Prishtinës dhe rekomandimi për zgjidhjen e tyre.

Punimi është i organizuar në nëntë pjesë, kualiteti i edukimit , personeli mësimdhënës, qeverisja, organizatat studentore, politizimi dhe klanet, diplomat false, korrupsioni, regjistrimi, dhe ndjekja e diplomës.

Publikimi bëhet sot në Qendrën e Konferencave “Orion” nga ora 09:45.

Ky projekt është mbështetur nga Fondacioni Heinrich Böll.