Franca përkujton viktimat e Parisit

  • 27 November 2015 - 08:05
Franca përkujton viktimat e Parisit

Franca do të mbajë një shërbim përkujtimor kombëtar, për 130 viktimat që humbën jetën në sulmet e Parisit, dy javë më parë.

Shërbimi që do të mbahet sot në Paris, do të sjellë së bashku 1.000 njerëz, duke përfshirë edhe presidentin Francois Hollande, si dhe të mbijetuarit dhe familjet e viktimave.

Do të mbahet një minutë heshtje dhe do të lexohen emrat e të gjitha viktimave.

Në një seri e koordinuara sulmesh kanë tronditur Parisin, më 13 nëntor, kur persona të armatosur kanë hapur zjarr mbi restorantet dhe baret në qytet dhe kanë sulmuan një sallë koncertesh, ku 89 persona u qëlluan për vdekje.

Më shumë se 350 persona janë plagosën nga sulme, të cilësuar si më të këqijat në historinë e re franceze.