Opozita edhe sot aktive për manifestimin e 28 Nëntorit

  • 27 November 2015 - 08:51
Opozita edhe sot aktive për manifestimin e 28 Nëntorit

Opozita e bashkuar është në përfundim të organizimit të manifestimit më 28 Nëntor, për të kundërshtuar marrëveshjet për Asociacionin e komunave serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi. Sot ata do të mbajnë një konferencë për media dhe një tubim me gra.

Kurse, Lëvizja Studentore për Barazi- Studim, Kritikë, Veprim, së bashku me një numër të konsiderueshëm organizatash studentore do të mbajnë konferencë për media, me ç'rast do t’u bëhet thirrje studentëve dhe qytetarëve të Kosovës, që të bashkohen siç thonë ata në përpjekje për të kundërshtuar themelimin e “Zajednicës” dhe Demarkacionit kufitar me Malin e Zi.

Ndryshe, liderët e opozitës, njëzëri kanë ftuar qytetarët që t’u bashkohen në atë që e quajnë manifestimi i parë i opozitës së bashkuar më 28 Nëntor për kundërshtimin e marrëveshjeve të kontestueshme. Thonë se janë të sigurt se manifestimi do të jetë i qetë dhe festiv.