Largimi i klaneve dhe politikës e shpëtojnë UP-në

  • 27 November 2015 - 11:45
Largimi i klaneve dhe politikës e shpëtojnë UP-në

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka organizuar një tryezë ku ka publikuar analizën ‘Nëntë sfidat e UP-së”. Në këtë tryezë ku ka marrë pjesë ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe Rektori, Ramadan Zejnullahu, ndër sfidat kryesore u tha të jetë depolitizomi i UP-së.

Ministri Bajrami tha se reformimi i UP-së, është i mundshëm, por për këtë duhet vullnet, dhe se nuk do të lejojë që politika dhe klanet tjera të ndërhyjnë në UP.

Ndërsa për rektorin Zejnullahu, reformimi i UP-së, është i mundshëm, dhe sipas tij këtë e tregon edhe analiza e bërë nga D4D.

Ai tha se pyetja më e madhe është se si u krijua kjo gjendje në UP, dhe sipas tij kjo pikëpyetje mund të hiqet vetëm nëse nuk heshtet para këtyre sfidave.

Analiza e D4D, ka identifikuar 9 sfidat me të cilat po përballet UP, dhe 9 mënyrat se si mund trajtohen ato, për ta sanuar gjendjen.

“Nevoja për të konkurruar me fuqi punëtore të shkathtë; Drejt personelit cilësor;  Nga centralizimi në llogaridhenie dinamike; Organizatat Studentore nga struktura partiake klanore në përfaqësues të studentëve; Nga avancimi me vota drejt meritokracisë individuale; Si të eliminohen diplomat e pavlera nëse janë aq shumë?; Raportimi i korrupsionit mund të te fusë në telashe; Nga regjistrimi universal drejt plotësimit të nevojave të ardhshme të tregut të punes; Diploma tani, aftësitë më vonë”, konstaton analiza e D4D.