Aksident në Sukth: Treni merr zvarrë një 50-vjeçare

  • 27 November 2015 - 12:10
Aksident në Sukth: Treni merr zvarrë një 50-vjeçare

Një grua ende e paidentifikuar ka gjetur vdekjen pasi u përplas nga treni kur po tentonte të kalonte shinat.

Ngjarja ndodhi në Sukth pranë stacionit të trenit.

Sipas policisë, viktima është marrë zvarrë nga treni për gati 50 metra.

Nga ana e policisë po punohet për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave, ku paraprakisht dyshohet për pakujdesi të gruas që po kalonte shinat.