Arabia Saudite planifikon t'ua pret kokat 50 personave

  • 27 November 2015 - 12:24
Arabia Saudite planifikon t'ua pret kokat 50 personave

Arabia Saudite është duke planifikuar për të ekzekutuar më shumë se 50 persona në një ditë të vetme, që janë gjetur fajtorë për terrorizëm, në një ditë të vetme.

Ky veprim nxiti reagim të menjëhershëm te Amnesty International, të cilët thanë se sauditët po përdorin petkun e kundër-terrorizmit për të fituar pikë politike”.

Informacioni në lidhje me ekzekutimet u publikua kohët e fundit në mediat saudite, ku u tha se ditët e ardhshëm do të ekzekutohen 55 terroristë të Al – Kaidës dhe kriminelë nga Awamiyya.

Sipas burimeve të mediave ndërkombëtare, ekzekutimet mund të kryhen pas lutjeve të së premtes.

Numri i ekzekutimeve në vitin 2015, përcjell lajmi.net ka arritur te ai i vitit rekord 1995, ku ishin ekzekutuar 192 njerëz.