Shpend Ahmeti shpërblen me tender kompaninë më të shtrenjtë (Dokument)

  • 27 November 2015 - 12:33
Shpend Ahmeti shpërblen me tender kompaninë më të shtrenjtë (Dokument)

Komuna e Prishtinës, e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, e ka zgjedhur kompaninë më të shtrenjtë në tenderin për ofrimin e shërbimeve këshilluese dhe blerjen e hapsirave mediale për nevojat e “Fushatës informuese për tatimin në pronëtëpaluajtshme”.

Këtë tender Shpend Ahmeti ia ka dhënë kompanisë së martketingut ‘Republika’, ndonëse kjo e fundit ka ofertuar me një çmim prej rreth 71 mijë euro, përderisa kompania tjetër ‘Entermedia’ ka konkurruar me 67 mijë euro.

Dhënien e këtij tenderi Ahmeti e ka arsyetuat me çmimin ekonomikisht më të favorshëm, ku kompania ‘Republika’ është vlerësuar me rreth 98 për qind të pikëve, përderisa ‘Entermedia’, edhe pse ofertën për rreth 4000 euro më të lirë është vlerësuar me 84.6% të pikëve nga Komuna e Prishtinës, raporton Infokusi.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht ka kritikuar partitë në pushtet se po i shpërblejnë kompanitë më të shtrenjta e të njëjten gjë tani po e bën edhe vet./Infokusi.com/