Ambasada ruse tallet me turqit

  • 27 November 2015 - 13:46
Ambasada ruse tallet me turqit

Kjo javë është dominuar nga lajmet për tensionet mes Rusisë dhe Turqisë pas rrëzimit të një avioni rus nga forcat ajrore turke.

Në këtë kohë tensionesh, ambasada ruse në Britaninë e Madhe ka postuar online një karikaturë raciste.

“Duke përkujtuar 100-vjetorin e Luftës së Parë Botërore: një poster spektakolar rus i vitit 1915”, shkruan ambasada, ndërsa në karikaturë shihet një ushtar rus duke qeshur, teksa është ulur mbi daullen, që ia ka vjedhur një muzikanti rus.