Grekët janë me rusët, djegin flamurin amerikan dhe turk (Video)

  • 27 November 2015 - 14:10
Grekët janë me rusët, djegin flamurin amerikan dhe turk (Video)

Qindra qytetarë në Athinë kanë protestuar kundër rrëzimit të avionit rus pranë kufirit me Turqinë.

Protestuesit kanë djegur në mënyrë demonstrative flamurin amerikan dhe atë turk duke dalë hapur në mbështetje të politikave të Moskës.

Demostruesit gjatë protestës kanë kërkuar daljen e Greqisë nga NATO.

Gjithashtu ata kanë dorëzuar në ambasadën turke në Athine një letër drejtuar presidenti RecepTayyip Erdogan, të cilit i kërkohet që turqit të mos i afrohen përmendores së pilotëve grekë të vrarë në vitin 1996.