Skandali korruptiv nisi në kohën e ish-ministrit Rexhep Osmani

  • 27 November 2015 - 07:51
Skandali korruptiv nisi në kohën e ish-ministrit Rexhep Osmani

Gjurmëve të aferës me librat shkollorë

Ish-krerët e MASHT-it dhe shoqëritë monopoliste oligarkike private duhet të përballen me drejtësinë para ligjit

Shoqëria tregtare private  “Libri shkollor” sh.p.k. ka përvetësuar kundërligjshëm asetet e shtetit të ish- Entit të Teksteve e Mjeteve Mësimore dhe nuk dihet se si ka ndodhur kjo, ngase nuk ka ndodhur as publikisht dhe as me ligj. Mirëpo, dihet mirë se asetet publike, siç janë  mbi 500 tituj tekstesh shkollore të licencuara nga Ministria e Arsimit për ish-ETMM-në, u janë dhënë e ndarë 50:50 falas shoqërive private oligarkike monopoliste: "Librit shkollor" sh.p.k dhe "Dukagjinit" sh.p.k pa kurrfarë procedure ligjore të privatizimit, të cilët ishin në pronësi publike-shoqërore. Sipas informatave që kemi, ish- ministri i Arsimit, Rexhep Osmani, që me gjasë është strumbullari i gjithë problemeve të vitit 2003, por edhe në vitet që do të pasojnë, ia ka marrë dy herë nga rreth 50 tituj tekstesh ish- “Librit shkollor” për t’ia kaluar kundërligjshëm dhe pa letra shoqërisë private “Dukagjini” sh.p.k. kundrejt një shpërblimi që vetëm hetuesia mund ta thotë pas një hetimi serioz, dhe sikur këta tituj të ishin të tij, privatë

Librat shkollorë janë problem më vete dhe që kohën e fundit ka dalë në pah se sa keq dhe në mënyrë korruptive e kriminale është menaxhuar me fondin e buxhetit te shtetit rreth 10 milionesh euro gjate cdo viti nga 2008-2015 për tekstet shkollore falas . Qysh në fillim, që nga viti 2008, puna e blerjes së librave është menduar mirë, jo në dobi të nxënësve, por në emrin e tyre është paraparë të zhvatet pandashëm dhe  sa më shumë buxheti i shtetit , si dhe të përfitojnë sa më shumë njerëz në rrjetin klienteliste kriminal, midis MASHT-it dhe dy shoqërive oligarkike tregtare private të lidhura me mafio-pushtetarë të viteve 2008-2015. Dhënia e librave falas duket se është menduar mirë nga zyrtarët e MASHT-it, natyrisht me miratimin e ish- ministrave dhe jo rastësisht kjo ministri licencoi vetëm dy shtëpi  private e oligarkike : “Librin shkollor”, që ishte ish- ndërmarrje shtetërore e dalë nga ETMM shoqëroe-publike dhe “Dukagjini” sh.p.k. Edhe sot e kësaj dite po të interesohesh në MASHT për të marrë leje për ndonjë botim, të çfarëdo lëmi të thonë se nuk ke të drejtë, sepse licencën e kanë vetëm këto dy shtëpi botuese oligarkike e monopoliste te lidhura me ish-ministra te arsimit dhe me ish-kryeministra të qeverisë, që dëshmon edhe njëherë se gjithçka ka qenë e rregulluar abuzivisht  që të përfitojnë këto dy kuazi shtëpi oligarkike botuese dhe të inkriminuarit e MASHT-it që abuzuan e përvetësuan gjer më tani mbi 30 milionë euro për periudhën 6-7 vjeçare, 2008-2009. Janë shumë argumente bindëse, se tenderi njëburimor, skandaloz, i 54 milionë eurove, ka qenë i montuar dhe i bërë vetëm e vetëm që të përfitohen e zhvaten sa më shumë mjete financiare dhe me paratë e buxhetit të përfitojnë disa individë të cilët tani hetuesia po i heton. MASHT-i është dashur t’i ruante asetet e veta të shtetit , pra të gjithë titujt e tekstet shkollore, dhe ato është dashur t’ua jepte për t’i shtypur shtypshkronjave që do të ofronin çmim më të lirë përmes një tenderi të hapur e të ligjshëm  dhe me këtë do të ruhej e të mos zhvatej  buxheti...  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)