Politikanët mafiozë i zhvlerësuan NP-të, që t’i blejnë vetë

  • 27 November 2015 - 07:48
Politikanët mafiozë i zhvlerësuan NP-të, që t’i blejnë vetë

Ekonomia në udhëkryq, pushteti zhvat resurset publike

Privatizimi, sipas analistëve, kur bëhet, kryhet me paratë e pista

Sipas ekspertëve dhe deputetëve, qëllimisht disa pushtetarë të korruptuar po i zhvlerësojnë kompanitë publike, që t’i blejnë më lirë dhe të vazhdojnë t’i shfrytëzojnë sipas dëshirës së tyre

Ekspertët e ekonomisë, deputetë dhe ish-deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë alarmuar qeveritarët tanë lidhur me pasojat e vonesës së privatizimit në sektorin publik. Ata janë të mendimit se mosprivatizimi i ndërmarrjeve publike po i devalvon tej mase ato, dhe po i zhvlerëson këto ndërmarrje në raport me ecjen e teknologjisë dhe novacioneve, që po ndodhin çdo ditë nëpër botë. Analisti Xhevat Meha tha se shumëkush mendon se Qeveria ka përgjegjësi për ofrim të shërbimeve sa më të mira dhe më të lira për publikun dhe për këto arsye duhet të mbajnë pronësinë edhe të Qeverisë me ndërmarrjet publike. Sipas tij, kjo do të mund të ishte kështu, kur Qeveria është e një shteti me demokraci funksionale. Por, sipas Mehës, në rastet si Kosova kur nuk ka demokraci funksionale, Qeveria përdor ndërmarrjet publike për qëllime të veta politike, për fuqizimin e vet politik dhe në këtë mënyrë dëmton deri në shkatërrim ndërmarrjet publike... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)