Arrestohet kosovari në Muriqan, u kap me pasaportë shqiptare të falsifikuar

  • 27 November 2015 - 16:05
Arrestohet kosovari në Muriqan, u kap me pasaportë shqiptare të falsifikuar

Policia Kufitare arrestoi një shtetas të Kosovës për falsifikim të pasaportës dhe letërnjoftimit.

Personi i arrestuar është Mergim Smajlaj, 24 vjeç, lindur në Dujakë, Gjakovë, me kombësi shqiptare dhe shtetësi të Kosovës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi “Më datë 26.11.2015 ora 17:00 është paraqitur në Muriqan për të kryer procedurat në dalje nga Republika e Shqipërisë me pasaportë shqiptare dhe gjatë kontrollit të këtij dokumenti është konstatuar se pasaporta e lëshuar në emër të shtetasit A. K. 24 vjeç, lindur në Shkodër, me fotografi të shtetasit Mergim Smajlaj, e dyshuar se është e falsifikuar.

Pas kontrollit më të hollësishëm në vijën e dytë shtetasit Mergim Smajlaj iu gjetën edhe një kartë identiteti shqiptare dhe një leje drejtimi automjeti shqiptare, e lëshuar në emër të shtetasit A. K. , të lëshuara me datë 06.11.2015.”

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për veprën penale “Falsifikim i letër njoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.