Ambasada e SHBA’ve shtetasve të saj: Kujdes nga protesta e nesërme

  • 27 November 2015 - 16:07
Ambasada e SHBA’ve shtetasve të saj: Kujdes nga protesta e nesërme

Ambasada Amerikane në Kosovë u ka bërë thirrje shtetasve amerikanë dhe personelit të saj që të evitojnë lëvizjet në Sheshin Nënë Tereza,përreth Hotelit Grand dhe afër ndërtesës së Kuvendit.

Në këtë njoftim, Ambasada u referohet raportimeve të mediave që tregojnë se protesta do të mbahen tek sheshi Zahir Pajaziti, Bulevardi Nënë Tereza të shtunën më 28 nëntor.

“Partitë politike do të demonstrojnë kundër marrëeshjeve politike dhe Qeverisë së Kosovës. Nuk dihet sa do të jetë pjesëmarrja në protest” thuhet në njoftim.

Më pas aty I bëhet thirrje stafit të Ambasadës që të mos frekuentojë këto lokacione.

“ Protestat e kaluara në Sheshin Nënë Tereza kanë qenë të dhunshme pasi protestuesit kanë përdorur gaz lotsjellës dhe metoda tjera të dhunshme. Protesta mund të bllokojë ndërlidhjen e rrugëve dhe ta pengojë transportin publik”

“Shtetasit amerikaë duhet ti evitojnë demosntrata dhe të kenë kujdes në afërsi ku janë mbledhur shumë persona, ku ka protesta ose demonstrate. Madje edhe Demonstrata të menduara si paqësore mund të shndërrohen në konfronitim dhe mund të eskalojë në dhunë”