“E kishim ne të parët”, banorët e Isisit refuzojnë t’i ndryshojnë emrin fshatit

  • 27 November 2015 - 16:16
“E kishim ne të parët”, banorët e Isisit refuzojnë t’i ndryshojnë emrin fshatit

Shumë larg nga Siria dhe Iraku, në Australi, një fshat i vogël dhe paqësor mban një emër aspak të tillë. Fshati me rreth 6 mijë banorë quhet Isis. Por pavarësisht se ky emër është bërë simbol i terrorit ndërkombëtar, banorët e Isisit thonë se nuk kanë ndërmend t’ia ndryshojnë emrin fshatit.

I themeluar në vitin 1887, ky komunitet i vogël fermerësh jeton në shtetin e Kuinslendit. Konteja e ka marrë emrin nga lumi Isis, i cili është quajtur kështu nga evropianët shumë shekuj më parë, duke e krahasuar me lumin Isis në Oksfordshajër, Britani.

“Nëse ne fillojmë të ndryshojmë emrat e fshatrave e lumenjve për shkak të aktivitetit të tyre terrorist, do të thotë se i lëmë ata të fitojnë dhe ne humbasim”, thonë banorët e fshatit.

Ata shtojnë se ndryshimi i emrit do të ishte një ofendim për trashëgiminë që u është lënë nga të parët. Banorët e Isisit thonë se nuk kanë asgjë për t’u turpëruar, pasi historia e tyre flet vetëm për tregti dhe bujqësi dhe nuk ka aspak lidhje me vrasje e terror.

“Ne e kishim të parët në përdorim këtë emër. As kemi ndërmend ta ndryshojmë”, thonë ata.

harta