Opozita nuk heq dorë nga kërkesat

  • 27 November 2015 - 19:10
Opozita nuk heq dorë nga kërkesat

VV-ja nuk pret përzierjen e SHBA-së në çështjet e brendshme

Vizita e sekretarit amerikan në vendin tonë nuk duhet që domosdo të lidhet me krizën institucionale vendore nëpër të cilën jemi duke kaluar, si rezultat i bllokimit opozitar të Parlamentit, vlerëson opozita

Departamenti i Shtetit amerikan ka konfirmuar se Sekretari i Shtetit, John Kerry do të vizitojë Kosovën më 2 dhjetor të këtij viti. Sipas zyrtarit të Departamentit të Shtetit Mark Toner, Kerry do të vizitojë disa vende, përfshirë Francën, Belgjikën, Kosovën, Serbinë, Qipron dhe Greqinë. Është bërë e ditur se Kerry do të takohet në Prishtinë me zyrtarë qeveritarë dhe do të diskutohen çështje bilaterale, si dhe çështje rajonale. Megjithatë, përderisa për vendet e tjera të lartcekura kjo do të jetë një vizitë e zakonshme që do të ndodhë në arenën e marrëdhënieve ndërkombëtare, në vendin tonë shihet me një sy më ndryshe. Sapo ky lajm u konfirmua, zërat vendorë menjëherë filluan ta lidhin këtë me një zhbllokim eventual të krizës politike në vend duke e ditur se është e njohur praktika e ndërhyrjeve  ndërkombëtare për të lëvizur gjërat nga vendi. Por, a ka mundësi që Kerry të ndikojë në zbutjen e qëndrimit të opozitës së bashkuar, VV, AAK, dhe NISMA, kundër marrëveshjeve për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe atë me Malin e Zi për demarkacionin? Opozita mbetet në pozicionet e mëhershme..(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)