Belgjikë: Edhe një i dyshuar për sulmet në Paris

  • 27 November 2015 - 19:29
Belgjikë: Edhe një i dyshuar për sulmet në Paris

Gjykata në Belgjikë ka ngritur kallëzim penal edhe kundër të një dyshuari të gjashtë që ka lidhje me sulmet në Paris.

Në deklaratë thuhet se dje në Bruksel një person është dërguar për të dhënë deklaratë.

Pas kësaj gjyqtari hetues ka urdhëruar paraburgimin dhe ka akuzuar atë për sulme terroriste dhe pjesëmarrje në organizata terroriste, transmeton AFP.