Refugjatja kosovare në Kanada flet për ndikimin e thirrjes së saj për pranimin e refugjatëve sirianë

  • 27 November 2015 - 20:27
Refugjatja kosovare në Kanada flet për ndikimin e thirrjes së saj për pranimin e refugjatëve sirianë

Kosovarja, Elbonita Kozhani, e cila gjatë luftës emigroi me familje në Kanada ka ndarë me opinionin përvojën e saj, duke u bërë thirrje kanadezëve të jenë më të hapur ndaj refugjatëve sirianë.

Më shumë se 24 mijë persona kanë shpërndarë statusin e saj të Facebook’ut, ku ajo i bëri njerëzit ta ndryshojnë mendimin për refugjatët, raporton KTV.

Postimit të saj ia kishte bashkëngjitur edhe disa fotografi të kosovarëve në vitin 1999.

Duke jetuar atje, Elbonita tha se nuk është e drejtë që refugjatët të paragjykohen vetëm ngase janë myslimanë.

Ajo pohon se e kupton frikën nga terrorizmi, por kjo s’do të duhej të ndikonte edhe tek ata që kanë nevojë për ndihmë.