Mediat serbe: Radikalët e Sheshelit e njohin shtetin e Kosovës

  • 27 November 2015 - 21:23
Mediat serbe: Radikalët e Sheshelit e njohin shtetin e Kosovës

Vojisllav Sheshel nuk e kundërshton pjesëmarrjen e Partisë Radikale Serbe në zgjedhjet lokale në Kosovë që vitin e ardhshëm organizohen në Republikën e Kosovës, bën të ditur e përditshmja serbe “Blic”.

“Me ketë Shesheli dhe radikalët e tij praktikisht i pranojnë institucionet e Kosovës, edhe pse thonë se ato për ata nuk ekzistojnë”, shkruan kjo e përditshme.

Këshilli Drejtues i SRS-it, megjithatë, ka vendosur që të mbështetë pjesëmarrjen e radikalëve në zgjedhjet lokale në Kosovë, edhe pse Këshilli Drejtuesi i radikalëve në Kosovë vendos për një hap të titullë.

“Ka edhe spekulime që qendra e SRS-it nga këshilltarët e vet në Kosovë kërkon daljen në zgjedhjet që i shpall Kosova”, thuhet tutje në tekst.

Lideri i SRS-it, Vojisllav Sheshel ka thënë se një kërkesë e tillë nuk ekziston, por është e saktë se ai nuk do të kundërshtonte pjesëmarrjen në zgjedhjet kosovare.

“Edhe në zgjedhjet e kaluara kemi thënë, themi edhe tash, që do të mbështesim vendimin e radikalëve në Kosovë çfarëdo qoftë ai. Duhet vet të vendosin se a do të dalin në zgjedhje apo jo, pasi që megjithatë ata njerëz jetojnë atje. Le të vendosin ata se do duan të luftojnë. Ne në Beograd e kemi lehtë që t’i dirigjojmë. Nëse duan të shkojnë në zgjedhje, do t’i mbështesim dhe t’i ndihmojmë ata. Edhe nëse nuk duan të shkojnë në zgjedhje, sërish i mbështesim”, ka thënë Sheshel.