Gjykata e Apelit mohon se djali i anëtarit të LDK’së i vazhdoi paraburgimin Kadaj-Bujupit

  • 27 November 2015 - 21:40
Gjykata e Apelit mohon se djali i anëtarit të LDK’së i vazhdoi paraburgimin Kadaj-Bujupit

Pas publikimit të lajmit se deputetes së AAK-së, ia ka vazhduar masën e paraburgimit si kryetar i kolegjit gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Kosovës, Driton Muharremi, djali i Halit Mujarremit, ish-këshilltar i Ibrahim Rugovës dhe i afërt me LDK’në e Isa Mustafës ka reaguar Gjykata e Apelit duke mohuar një gjë të tillë. Thotë se vendimet merren në kolegj prej tre gjyqtarësh, ku vota e kryetarit të kolegjit është e barabartë me të anëtarëve tjerë.

“Pas publikimit të lajmit se deputetes së AAK'së, ia ka vazhduar masën e paraburgimit si kryetar i kolegjit gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Kosovës, Driton Muharremi, djali i Halit Mujarremit, ish-këshilltar i Ibrahim Rugovës dhe i afërt me LDK’në e Isa Mustafës, Gjykata e Apelit e Kosovës për hir të korrektësisë njofton opinionin se: Paraburgimi të pandehurës ia ka caktuar Gjyqtari i procedurës paraprake i GJTH në Prishtinë dhe se kjo gjykatë vetëm ka lënë në fuqi të njëjtën masë duke refuzuar si të pa bazuar ankesën e mbrojtësit. Po ashtu njoftojmë opinionin publik se kolegjet gjyqësore në Gjykatën e Apelit, caktohen në bazë të radhës së përcaktuar në planin vjetor të punës, I cili miratohet në fillim të vitit nga kolegjiumi I gjyqtarëve, të kësaj gjykate. Vendimet merren në kolegj prej tre gjyqtaresh, ku vota e kryetarit të kolegjit është e barabartë me të anëtarëve tjerë. Gjykata e Apelit siguron te gjithë qytetaret se është në shërbim të ligjit, duke ndarë drejtësi, bazuar ne kushtetutë dhe ligje, ne mënyrë të pavarur, te pa anshme dhe profesionale”, thuhet në reagim.