Tre policë të plagosur në SHBA, personi i armatosur ka gjuajtur edhe civilët

  • 27 November 2015 - 22:59
Tre policë të plagosur në SHBA, personi i armatosur ka gjuajtur edhe civilët

Tre policë janë plagosur në SHBA kur një person i armatosur ka gjuajtur me armë në afërsi të Planned Parenthood në Colorado Springs në Colorado.

Situata ende nuk është ende nën kontroll të plotë ndërkohë që policia u ka bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë larg nga vendi ku po ndodh ngjarja.

Pamje nga vendi i ngjarjet shfaqin të paktën tre persona që kanë kërkuar ndihmë mjekësore

Forcat e rendit deklarojnë se autori i të shtënave, të cilat ata i cilësojnë si “breshëri aktive”, është ende në kërkim. 

Ngjarja është verifikuar në një klinikë mjekësore, por ende nuk dihet nëse ka qenë ndërtesa në fjalë shënjestër e autorit. 

“Zona tani është e sigurtë”, ka deklaruar zyrtarja e policisë, e cila ka shtuar se 2 nga policët e plagosur janë evakuuar, ndërsa po punohet për t’i ardhur në ndihmë të tretit. 

Për momentin autoritetet nuk munden gjithashtu të thonë nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist, i ngjashëm me ato të Parisit, apo nëse ka qenë një sulm individual.