Familja e Ajlan Kurdit fiton azilin në Kanada

  • 27 November 2015 - 23:23
Familja e Ajlan Kurdit fiton azilin në Kanada

Familja e Ajlan Kurdit, djaloshit tre vjeçar nga Siria, që u mbyt në det ka fituar azil në Kanada, transmeton CBC.

Tezja e Ajlan Kurdit që jeton në Vankuver u ka thënë gazetarëve se shërbimi i emigracionit ka pranuar azilin familjes së tij.
Shteti I Kanadasë në javët e ardhshme do të fillojë të pranojë refugjatë nga Siria ndërsa deri në fund të vitit pritet të arrijnë rreth 10 mijë. Në janar dhe shkurt të vitit të ardhshëm është paraparë që në Kanada të shkojnë rreth 15 mijë refugjatë sirianë.

Fotografia e tre vjeçarit, Ajlan Kurdi i gjetur i vdekur në plazhin në Bodrum të Turqisë në shtator, tronditi tërë botën. Nëna dhe vëllai i tij pesë vjeç po ashtu kanë vdekur.