Gjermania e deporton kosovarin simpatizant të ISIS’it

  • 27 November 2015 - 23:49
Gjermania e deporton kosovarin simpatizant të ISIS’it

Në mesin e 40 personave që Gjermania i ka kthyer të enjten në Kosovë është edhe një kosovar, të cilin autoritetet gjermane e kanë identifikuar si ismalist radikal, raporton Interaktiv në KTV.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i brendshëm i landit të Bavarisë, Joachim Herrman. Ai ka thënë në një konferencë shtypi se 23-vjeçari nga Kosova kishte hyrë ilegalisht në Gjermani dhe kishte krijuar kontakte të zgjeruara me lëvizje selafiste në Munich.

“Ai nuk kishte bërë asnjë shkelje ligjore, por ishte e nevojshme që të ndërmerrnim masa parandaluese dhe ta deportomin menjëherë”, ka thënë Herrman. Kosovari, simpatizant i ISIS’it, njihej edhe nga shërbime të tjera të inteligjencës në Evropë.