“Google” ndryshon logon për 103-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

  • 28 November 2015 - 08:02
“Google” ndryshon logon për 103-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Motorri më i madh i kërkimit në botë, sapo ka hyrë data 28 Nëntor ka vendosur logon e flamurit kombëtar shqiptar.

Kompania "Google" e kishte vendosur logon me flamurin kombëtar shqiptar edhe në 100-vjetorin e Pavarësisë të Shtetit Shqiptar.

Për fat të keq të shqiptarëve që jetojnë jashtë Republikës së Shqipërisë, logoja shfaqet vetëm për shqiptarët që banojnë në Shtetin Shqiptar.

"Google" vendos logo të ndryshme, në bazë të festave apo përkujtimeve kryesore në rruzullin tokësor.