Opozita manifeston sot “për Republikën”

  • 28 November 2015 - 08:15
Opozita manifeston sot “për Republikën”

Tri partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe NISMA do të mbajnë sot një manifestim për t’i kundërshtuar marrëveshjet e nënshkruara nga Qeveria e Kosovës me Serbinë dhe Malin e Zi.

Ata kanë paralajmëruar se ky manifestim do të jetë paqësor dhe se aty do të dalin së bashku me familjet e tyre.

Në këtë manifestim, përveç fjalimeve të liderëve politikë, do të ketë edhe një program artistik.

Ndërkohë, opozitarët kanë thënë se në këtë manifestim do të marrin pjesë dhjetëra mijëra qytetarë nga mbarë Kosova.

Manifestimi fillon në ora 14:00 në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.

(Kosova Sot)