Flamuri kombëtar ngritet edhe në Australi (Foto)

  • 28 November 2015 - 08:27
Flamuri kombëtar ngritet edhe në Australi (Foto)

Me rastin e ditës së Pavarësisë së shtetit shqiptar, flamuri kombëtar është ngritur që në orët e hershme të mëngjesit edhe në Australi.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari, i cili ka treguar se bashkë me shqiptarët që jetojnë në Melbourn kanë ngritur flamurin Kuq e Zi në kryeqytetin australian.

Me këtë rast, ai ka thënë se miqësia me popullin e Australisë ka rrënjët ne vlerat e përbashkëta që përfaqësojnë dy popujt, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Në mëngjes të ditës së sotme, 28. Nëntor 2015, së bashku me udhëheqjen dhe shumë anëtarë të Komunitetit Shqiptar, nga të gjitha viset shqiptare, e ngritëm flamurin tonë kombëtar në Sheshin Kryesor të Melbournit - Federation Square. Ai do të valojë gjatë gjithë ditës së sotme për nder të historisë, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar. Mijëra australianë do të kalojnë pranë flamurit tonë. Miqësia e popullit shqiptar me popullin e Australisë i ka rrënjët në vlerat e përbashkëta që përfaqësojnë popujt tanë. Gëzuar Dita e Flamurit gjithë shqiptarëve kudo ku jetojnë!”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot)