Dita e Flamurit kremtohet edhe në Gjermani

  • 28 November 2015 - 08:32
Dita e Flamurit kremtohet edhe në Gjermani

Në Memmingen të Gjermanisë dje u festua festa e Flamurit kombëtar nën organizimin e mësueses së gjuhës shqipe në shkollën për mësim plotësues në këtë qytet, Ilmije Durmishi.

Organizimi ka filluar me himnin kombëtar dhe ka vazhduar me poezitë “Gjuha Jonë”, “Pse jemi të ndarë”...

Fëmijët me veshjet kombëtare, të mbuluar me flamurin kuq e zi të ngjallnin ndjenjën e heroizmit e atdhedashurisë.

Ndërkaq prindërit e nxënësve për nder të kësaj dite në shkolle kishin sjellë ushqime tradicionale, të cilat e begatuan edhe më shumë programin festiv.

Prindërit falënderuan tejmase mësuesen Durmishi për këtë emocion dhe tërë dijen, si në aspektin letrar e historik, që po ua jep fëmijëve të tyre.

Mësuesja Durmishi thotë se qëllim primar ka nxënësit me të cilët po punon për ta ruajtur gjuhën shqipe dhe marrjen e njohurive për gjenezën dhe historikun e kombit shqiptar

Fëmijët e bashkatdhetarëve, përcjell Telegrafi, që vijojnë mësimet në këtë shkollë kanë kënduar dhe kanë hedhur valle me motive nga tradita shqiptare.