Deklarata e Pavarësisë vendoset në Prishtinë (Foto)

  • 28 November 2015 - 10:17
Deklarata e Pavarësisë vendoset në Prishtinë (Foto)

Para shtatores së Ismail Qemaili në Prishtinë është vendosur një pllakë, në të cilën është Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë.

Vendosjen e kësaj pllake e ka bërë rinia e Partisë Demokratike.

Djali i veprimtarit, Ukshin Hoti, Andini, i cili është zëvendëskryetar i rinisë së PDK-së, ka thënë se qëllimi i kësaj pllakate është që të kujtohen nënshkruesit dhe ata të cilët e sjellën pavarësinë, transmeton ksp.

Ata do të mbajnë edhe një aktivitet sensibilizues për të kërkuar vendosjen e bustit Adem Jashari në sheshin Adem Jashari në Prishtinë.