Deda: Shtetësitë e popullit tonë duhet të bëhen kuptimplota me prosperitet e funksionalitet

  • 28 November 2015 - 10:19
Deda: Shtetësitë e popullit tonë duhet të bëhen kuptimplota me prosperitet e funksionalitet

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Ilir Deda, në urimin e tij për 28 Nëntorin, ka thënë se shtetësitë e popullit shqiptar duhet të bëhen kuptimplota me prosperitet e me funksionalitet.

“Dita e Flamurit, ditë e veçantë e historisë tonë, është përkujtim edhe për forcën shtytëse që 28 nëntori e ka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shtetësitë e popullit tonë duhet të bëhen kuptimplota me prosperitet dhe funksionalitet - në këtë drejtim duhet të punojmë të gjithë së bashku. Urime!”, ka shkruar Deda në Facebook.

(Kosova Sot)