Albulena Haxhiu nga arratia: Do të jem sot në shesh

  • 28 November 2015 - 11:05
Albulena Haxhiu nga arratia: Do të jem sot në shesh

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 28 nëntorit.

Ajo ka thënë se do të jetë sot në sheshin “Zahir Pajaziti”, në manifestimin e opozitës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ky është postimi i plotë i Haxhiut në Facebook:

"Të dashur qytetarë, Urime 28 Nëntorin e pavarësisë dhe të flamurit. Fizikisht ose jo, unë do jem me ju sot në sheshin ku populli historikisht ka deklaruar vullnetin dhe ka mbrojtur të drejtat e tij.

Sot është dita në të cilën burra dhe gra, vajza dhe djem, prindër dhe fëmijē,gjyshër dhe mbesa e nipa të dalin në manifestimin për republikën,për të ardhmën e fëmijëve tanë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook. 

(Kosova Sot)