Nisen drejt Prishtinës autobusët nga Gjakova, Prizreni e Gjilani (Foto)

  • 28 November 2015 - 11:21
Nisen drejt Prishtinës autobusët nga Gjakova, Prizreni e Gjilani (Foto)

Qytetarët e Gjakovës, me pesë autobusë, janë nisur drejt Prishtinës në manifestimin e organizuar nga partitë opozitare për të kundërshtuar marrëveshjen me Serbinë për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe atë me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Nga Gjakova raportohet se rreth 250 veta nga ky qytet janë nisur në mënyrë të organizuar drejt Prishtinës.

Ndërsa nga Prizreni, pritet të nisen 12 autobusë me pjesëmarrës në manifestimin e orës 14 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Përveç Prizrenit, përcjell kallxo.com, nisje të autobusëve do të ketë edhe nga fshatrat Korishë, Gjonaj, Romajë dhe Zhur.