12 autobus me protestues nga Mitrovica për në Prishtinë

  • 28 November 2015 - 11:38
12 autobus me protestues nga Mitrovica për në Prishtinë

12 autobus me protestues pritet të nisen nga qyteti i Mitrovicës për në Prishtinë, për manifestimin e organizuar nga Opozita që fillon në ora 14:00.

Anëtari i Vetëvendosjes nga dega e kësaj partie në Mitrovicë, Faruk Mujka, ka thënë për Klan K se në Prishtinë do të shkojnë për të manifestuar 28 nëntorin nën frymën e protestës, kundër demarkacionit me Malin e Zi dhe asociacionin e komunave serbe.

Tashmë pranë degës së VV-së në Mitrovicë vetëm kanë filluar që të grumbullohen njerëz, të të gjitha moshave e të cilët në duar kanë flamuj kuqezi.

Këtyre pritet që shumë shpejtë të iu bashkohen edhe anëtarët e AAK dhe Nisma.