Përfundon pa incidente manifestimi i opozitës për "Republikën" (Foto)

  • 28 November 2015 - 12:57
Përfundon pa incidente manifestimi i opozitës për

Manifestimi i opozitës me moton “Për Republikën” tashmë ka përfunduar.

Në këtë manifestim liderët opozitarë kanë mbajtur fjalim, duke kërkuar tërheqjen e nënshkrimeve nga marrëveshja për “Zajednicën” dhe demarkacionin me Malin e Zi, raporton gazeta Kosova Sot Online.

Masës iu është drejtuar edhe ish lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili po kërkohet nga Policia e Kosovës në bazë të një fletë arresti.

Ndërkohë, gazetarja e gazetës Kosova Sot Online raporton se tashmë protestuesit po shpërndahen të qetë.

(Kosova Sot)

Image
Image
Image

 

 

Image
Image
Image
Image