Limaj: Referendum për marrëveshjet ose zgjedhje të parakohshme

  • 28 November 2015 - 14:29
Limaj: Referendum për marrëveshjet ose zgjedhje të parakohshme

Lideri i Nismës për Kosovës, Fatmir Limaj ka uruar pjesëmarrësit në manifestimin e opozitës me rastin e 28 nëntorit.

Ai në fjalimin e tij para manifestuesve I ka bërë thirrje kryeministrit Isa Mustafa që të tërheq nënshkrimet nga marrëveshja për “Zajednicën” dhe demarkacionin me Malin e Zi, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ai ka thënë se bashkimi i qytetarëve s’ka ndodhur kundër dikujt por për të mbrojtur pavarësinë e Kosovës.

“S’ka konflikt të brendshëm. Qytetarët janë në konflikt me dy marrëveshjet që janë kundër Kosovës”, ka thënë Limaj.

Ai ka thënë se i kanë dy kërkesa, që këto dy marrëveshje t’i qesin në referendum ose vendi të shkojë në zgjedhje të lira.

"Të dërgojmë në referendum këto dy kërkesa ose vendi të shkojë ne vende të lira. Ne nga ky tubin i qytetarëve që nuk pajtohen me këto marrëveshje, ftojmë Qeverinë që në një kohë”, ka thënë Limaj.

(Kosova Sot)