Policia: Situata është e qetë

  • 28 November 2015 - 14:49
Policia: Situata është e qetë

Për shkak të manifestimit që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, disa rrugë të kryeqytetit janë të bllokuara.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Sipas tij situata është e qetë dhe manifestimi po vazhdon.

“Disa rrugë janë të bllokuara për shkak të mbajtjes së manifestimit”, tha Kelani për kp.