AAK falënderon policinë dhe qytetarët për sjelljen në manifestim

  • 28 November 2015 - 15:24
AAK falënderon policinë dhe qytetarët për sjelljen në manifestim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, falëndëron të gjithë qytetarët e Kosovës, që morën pjesë në tubimin e sotëm në Prishtinë.

"Falendërojmë të gjithë ata që mundësuan mbarëvajtjen e këtij tubimi. Jemi të përcaktuar që gjithmonë të jemi zëri qytetar, në mbrojtje të shtetit dhe në kundërshtim të dy marrëveshjeve të dëmshme për vendin", thuhet në kumtesën e lëshuar nga AAK, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Sot kemi dëshmuar se jemi evropianë dhe se jemi të përcaktuar që me mjete demokratike ta ndryshojmë gjendjen e rëndë në vend. Ky është përcaktimi i ynë dhe, përtej interesave partiake dhe nën udhëheqjen e Haradinajt, do të vihemi në shërbim të shtetit. Njëkohësisht falëndërojmë policinë e shtetit, e cila sot e kreu me profesionalizëm detyrën e vet", thuhet në kumtesën e AAK-së.

(Kosova Sot)