Vetëvendosje fton aktivistët të mblidhen para selisë

  • 28 November 2015 - 15:40
Vetëvendosje fton aktivistët të mblidhen para selisë

Lëvizja Vetëvendosje i ka ftuar aktivistët e kësaj partie, që të mblidhen përpara selisë, meqë aty janë shtuar forca të shumta policore.

‘’Njësitet speciale të Policisë së Kosovës kanë rrethuar zyrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Qindra policë kanë kanë bllokuar çdo rrugë pranë zyrave tona.Ftojmë aktivistët që të mblidhen tek zyra e VETËVENDOSJE!-s.’’, thuhet në thirrjen e VV-së.

(Kosova Sot)